Kërkohet rinumërimi i votave në SHBA

Thirrjet e mbështetësve të zojës Hillary Clinton për nji rinumërim të votave në tre shtete kryesore janë shtue këtë javë, mbas njoftimeve se ajo ka fitue mbi 2 milion vota popullore ma shumë se sa rivali Donald Trump, si dhe mbas raportimeve për parregullsi zgjedhore në disa qarqe.

Javën e kalueme, kryetari i fushatës Clinton, John Podesta, bisedoi me disa avokatë të çashtjeve zgjedhore dhe ekspertë kompjuterash, të cilët i banë thirrje me kërkue rinumërimin e votave në shtetet Wiskonsin, Pensylvania dhe Michigan, sepse simbas tyne, disa makina elektronike votimi kanë mujt me u manipulue nga hakerat, siç thuhet në nji njoftim të revistës “New York”.

Disa studiues thonë se, mbështetja për zojën Clinton ra 7 përqind në qarqet që përdornin makina elektronike të votimit, në krahasim me ato qarqe ku u përdorën skanera optikë apo votimi me letër.

Edhe pse studiuesit nuk kanë dhanë asnji provë manipulimi, ata e banë thirrjen për rinumërimin bazue në diferencën e vogël të fitoreve të zotit Trump në këto shtete – ma pak se dy për qind në të treja shtetet.