Kërkohet shkarkimi i ministrit serb të mbrojtjes, Aleksandar Vulin

Lëvizja e qytetarëve të lirë kërkoi sot shkarkimin e ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, për shkak të dy aksidenteve në fabrikën “Milan Blagojevic” në Lucane, në të cilat dy punëtorë kanë humbë jetën dhe dy të tjerë janë lëndue.

Shkarkimi i Vulinit asht kërkue nga kryeministrja e Qeverisë, Ana Brnabic dhe Kuvendi, me arsyetimin se në afat mbrenda 20 ditëve kanë ndodhë dy aksidente në të njajtën fabrikë dhe se “asht e nevojshme që në të ardhmen të mos ketë viktima tjera”.