Kërkohet themelimi i nji prokurorie të udhëhequn nga ndërkombëtarët

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikue raportin që mundet me luftue korrupcionin, e që asht hartue mbi bazën e gjetjeve nga analiza rreth ndikimit të politikës ne sistemin e drejtësisë, titullue “Prokuroria dhe Gjykata Speciale e Republikës së Kosovës”, nga ku del se problemi kryesor asht ndikimi i sistemit politik në sistemin e drejtësisë.

Drejtori i IKD, Betim Musliu, ka thanë se si zgjidhje ma e mirë në luftën kundër korrupcionit kishte me qenë themelimi i nji prokurorie apo gjykate të pamvarun totalisht nga politika në Kosovë.

“Na kemi ardhë në përfundim se duhet me u themelue nji Gjykatë për me lufute krimin e organizuem dhe krejt puna në këtë gjykatë kishte me u dashte me u ba nga Shtetet e Bashkueme të Amerikës dhe Britania e Madhe. Ky model asht tue shënue rezultate konkrete në Maqedoni”, tha ai, përderisa shtoi se, kjo prokurori mundet me u nda në tre kapituj, krimit të organizuem, të korrupcionit zyrtar dhe të krimit administrativ.