Kerri i Vucic përfshihet në aksident, arrestohen 3 persona

Kerri i presidentit serb, Aleksandar Vucic, asht përfshi në nji aksident rrugor. Nji automjet me 3 persona në bord ka goditë pikërisht kerrin, me të cilën udhëtonte presidenti i Serbisë.

Mediat në Beograd bajnë të ditun se ngjarja asht regjistrue rreth orës 08:20 të mëngjesit të së Shtunës, kur autokolona që shoqnonte presidentin Vucuc ishte tue kalue pranë nji rrethrrotullimi në qendër të Beogradit, e aty asht goditë nga nji automjet tip “Bentley” me targa spanjolle.

Kerri i drejtuem nga Luka R. ka qenë tue ecë me shpejtësi të madhe dhe ka goditë kerrin me të cilën udhëtonte presidenti Vucic, për m’u ndalue mandej nga nji prej kerreve shoqnuese të eskortës.

Tre personat që ishin në kerr janë arrestue dhe mësohet se ata nuk janë emna të panjoftun për policinë, mbasi kanë krye krime të ndryshme. Po ashtu, nga analizat e para, rezulton se ata kishin konsumue landë narkotike./b92

Shperndaje në: