Kerri shkel turmën e njerëzve në Barcelonë, dyshohet për shumë viktima (foto-video)

Nji ngjarje e randë ka ndodh para pak minutash në qytetin e Barcelonës, në rajonin e Katalunisë në Spanjë.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, nji kombi ka shkel disa kalimtarë rasti në rrugën ‘Ramblas’, zonë kjo shumë e frekuentueme nga turistët në qendër të Barcelonës.

Policia spanjolle e ka konfirmue incidentin, dhe ka shtue se nga ky rast kanë mbet të lënduem disa persona.

Simbas disa dëshmitarëve, shkelja e kambësorëve u ba ‘qëllimshëm’ nga shoferi, por ende nuk asht ba e ditun nëse incidenti ka lidhje me terrorizmin.

Ende nuk dihet saktësisht numri i të lënduemve, apo nëse ka pas viktima nga ky rast.