Kerry: Avionat rusë kena mujt me i rrxue!

avionirus

Incidenti i së Martës në Detin Balltik mes Shteteve të Bashkueme të Amerikës dhe Rusisë asht komentu edhe nga Sekretari amerikan i Shtetit.

John Kerry tha se ushtria amerikane kishte të drejta të plota për të rrxue avionët rusë që fluturuen shumë pranë luftanijes amerikane.

Simbas zyrtarëve amerikanë këto fluturime ishin mes akteve ma agresive të kohëve të fundit.

Marinarët e anijes amerikane publikuen video të incidentit dhe simbas tyne avionët rusë kaluen shumë pranë anijes të paktën 12 herë.

“Na e denojmë këtë sjellje provokuese. Ishin veprime mjaft të rrezikshme dhe simbas rregullave të vendosuna mund t’i kishin rrxue dy avionët”, tha Kerry, i cili nuk komentoi ma tej se pse nuk ishin sulmue avionët.

Simbas, ministrisë ruse të Mbrojtjes, avionët luftarakë Su24 shmangën anijen luftarake USS Donald Kook sapo e panë atë tue e respektue çdo standard sigurie.

Ministria ruse gjithashtu tha se anija amerikan po lundronte n’afërsi të nji baze detare ruse.

Simbas Rusisë, por edhe SHBA, avionët rusë nuk ishin të armatosun.