Kerry e Stoltenberg, çka thonë për NATO’n mbas Brexit

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe sekretari i pergjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg, kanë thanë se aleanca ushtarake asht edhe ma e randësishme tash, mbas vendimit të Britanisë për me dalë nga Bashkimi Europian.

Mbas takimit në Bruksel, Kerry tha se pret nji “NATO edhe ma të fuqishme”.

Stoltenberg, n’anën tjetër, tha se vendimi i Britanisë për me braktis BE’n e ban NATO’n ma të randësishme për mbrojtjen dhe koordinimin e sigurisë në mesin e aleatëve europianë.

Kerry ka me takue sot edhe shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini.

Kerry, ma vonë, ka me udhëtue në Londër për me bisedue me kryeministrin britanik, David Cameron, dhe ministrin e Jashtëm, Philip Hammond.