Kerry jep nji deklaratë të jashtëzakonshme për ‘Brexit’

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka hedhë dyshime mbi zbatimin në realitet të nji Brexit’i. Ai ka shpjegue se shumica e atyne që banë fushatë për largimin, nuk besojnë vërtet në ndamjen e Britanisë nga Bashkimi Europian, bile as nuk dinë se qysh me arritë këtë gja.

Kerry pretendon se egzistojnë disa mënyra për me “zmbrapsë” votimin e së Ejtes së kalueme. Sekretari amerikan i Shtetit pritet me vizitue “Downing Street” të Hanen e ardhshme. Ai tha se David Cameron ndien neveri në aktivizimin e nenit 50 të Traktatit të Lisbonës, që përcakton edhe nisjen e procedurave për daljen nga BE’ja.

“Kryeministri britanik doket i pafuqishëm me i nisë negociatat për diçka, në të cilën nuk beson dhe se “as nuk e ka idenë se qysh duhet me ba këtë gja”, vazhdoi ai.

Gjatë “Aspen Ideas Festival” ditën e Marte, Kerry deklaroi se, “Cameron asht i shqetësuem nga fakti se Britania ka me u detyrue me dalë nga Bashkimi Europian në fund të periudhës dyvjeçare të negociatave pa arritë nji marrëveshje tregtare”.

Ndërsa, i pyetun nëse kjo nënkupton që vendimi për “Brexit” mundet me u ndalue dhe se qysh mundet me u anulue, Kerry tha se për këtë “egzistojnë disa mënyra”. Mandej kryediplomati amerikan shtoi: “Si sekretar Shteti nuk dëshiroj që me i deklarue ato mënyra qysh sot. Mendoj se kishte me qenë nji gabim i madh, por egzistojnë disa mënyra për me ndalue verdiktin e referendumit”.