Kerry n’emën të Presidentit Obama dhe popullit amerikan, i shpreh mbështetje Belgjikës

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, sot i ka ofrue mbështetje Belgjikës për hetimin e “akteve të neveritshme të terrorit”.

Këto komenta Kerry i bani mbas takimit me Kryeministrin e Belgjikës, Charles Michel, në Bruksel.

“Në’emën të Presidentit Barack Obama, dhe gjithë popullit amerikan, ju përcjellë ngushëllimet tona të thella për popullin e Belgjikës dhe për familjet e viktimave, të cilët i humbën familjarët e tyne gjatë sulmit të fundit në Bruksel”, theksoi Kerry.