Kerry, qe sa refugjatë sirianë pranon këtë vit Amerika!

SHBA ka me pranue 10 mijë refugjatë sirianë gjatë këtij viti, sikundër ka premtue presidenti Barack Obama.

Lajmi u konfirmue nga Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry.

“Jam krenar të them se SHBA’të janë kontribuesi ma i madh i ndihmave urgjente, por e pranojë se ende ka shumë për me u ba”, citohet të ketë thanë Kerry gjatë nji darke në Washington para se të nisej për nji turne në disa kryeqytete europiane.

Kryediplomati amerikan ka me vizitue edhe Moskën ku do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, me të cilin ka me diskutue për konfliktin pesëvjeçar të Sirisë.

10 mijë refugjatët që ka me i pranue SHBA para 30 Shtatorit janë përzgjedh nga kampet e Kombeve të Bashkueme, ku perfshihen gra të veja, persona të moshuem dhe të paaftë fizikisht.