Këshilli Francez i Shtetit vendos: Ndalimi i burkinit në pllazha, shkelje e randë

Këshilli Francez i Shtetit deklaroi se asht kundër masës të vendosun nga  Villeneuve-Loubet, nji nga rreth 30 komunat franceze, që kanë ndalue veshjen e ferexhes, mbulimit të plotë të trupit, në pllazha.

“Vendimi i diskutuem, që ndalon veshjen e burkinit, përban nji shkelje të randë dhe të paligjshme  të lirive themelore, të cilat janë liria e lëvizjes, ndërgjegjes dhe lirisë personale”,  thuhet në nji vendim të publikuem nga Këshilli i Shtetit, autoriteti ma i naltë gjyqësor dhe administrativ.

Vendimi, i marrë nga tre gjyqtarë të bordit, disponon anulimin e urdhnesës së Tar di Nizza, që mbështeste kërkesën e komunës në rivierën franceze.

Në Villeneuve-Loubet tue fillue që sot, asht i autorizuem përdorimi i veshjeve fetare në pllazha.