Këshilli gjyqësor i Kosovës me kryesues të ri

1 muej para dorëzimit të mandatit të Presidentit, nga Jahjaga te Thaçi, ndodhi nji dorëzim mandati tjetër. Ishte Enver Peci, ai që ia dorëzoi pozitën e Kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizit.

Ish-Kryesuesi i këtij Institucioni, Enver Peci i ka urue mbasardhësit punë të mbarë.

Ndërsa Kryesuesi i ri, Nehat Idrizi tha se ka me u mundue me e kthye besimin e qytetarëve në gjyqësor.

Enver Peci e udhëhoqi këtë institucion për 6 vjet.