Këshilli Gjyqësor: Sulmi ndaj Gjykatës Themelore – akt vandal

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) e ka dënue sulmin ndaj Gjykatës Themelore në Lipjan, tue konsiderue se veprime të tilla ndaj institucioneve të drejtësisë janë të ulëta dhe kriminale.

KGjK u bani thirrje organeve përgjegjëse me zbardh me i zbulue kryesit e veprave, qysh e quen KGjK të veprimeve vandale.

Këshilli Gjyqësori i Kosovës (KGjK) shpreh indinjatë të thellë për hedhjen me koktej molotovi në zyrat e Gjykatës Themelore – dega në Lipjan. KGJK dënon ashpër një akt të tillë duke e cilësuar si një veprim të ulët dhe kriminal ndaj institucioneve të drejtësisë përmes së cilit cenohen vlerat themelore mbi të cilat bazohet shteti i së drejtës. KGJK fton organet kompetente që të zbardhin akterët e këtij akti vandal, dhe njëherit zotohet në jetësimin e misionit të institucioneve gjyqësore për të siguruar rend dhe ligj në Republikën e Kosovës”, thuhet në reagimin e KGjK’s.

Mbramë para mesnatës, persona të panjohun kanë hedh koktej molotovi në objektin e Gjykatës Themelore në Lipjan.