Keshilli i Sigurimit diskuton për Kosovën

Raporti ma i ri për Kosovën i Sekretarit të OKB’s, Ban Ki – moon, i publikuem në fillim të këtij mueji do të diskutohet sot në Këshillin e Sigurimit.

Ky raport perfshinë periudhën nga 16 Tetori i vitit 2015 e deri më 15 Kallnor të këtij viti.

Në këtë raport bahet e ditun se mund të za vend edhe diskutimi për zgjedhjen e Hashim Thaçit si president i Kosovës.

Në raport thuhet se Ban Ki – moon ka shfaq brengën për ngjarjet e fundit në Kuvendin e Kosovës.