Këshilli i Sigurimit i SHBA’ve miratoi rezolutën për sanksione ndërkombëtare ndaj Koresë Veriore

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkueme ka miratue rezolutën për sanksione ndërkombëtare kundër Koresë së Veriut, njofton BBC.

Votimi i asht përgjigjë testit bërthamor të Koresë së Veriut, muejin e kaluem.
Sanksionet kane me rezultue në tana ngarkesat, ndërsa 16 persona në 12 organizata janë në listë të zezë.
“Sot , bashkësia ndërkombëtare i ka dërgue nji mesazh të thjeshtë Pheniani, se Koreja e Veriut duhet me i lanë këto programe të rrezikshme dhe të zgjedhin nji rrugë ma të mirë për popullin e saj “, tha Barack Obama në nji deklaratë.