Këshilli i Sigurimit voton sot për Sekretarin e Përgjithshëm

Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkueme sot mbahet votimi percaktues se kush do të jetë Sekretar i pergjithshëm i ardhshëm i Kombeve të Bashkueme.

Votimi i 6 sekret i 15 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, ka me sinjalizue nëse ish-kryeministri i Portugalisë, Antonio Guterres, ka me qenë sekretar i ardhshëm.

Guterres asht kandidati kryesor mbas pesë votimeve të deritashme me dyer të mbylluna në Këshillin e Sigurimit.

 Këshilli i Sigurimit i OKB’s synon arritjen e konsensusit për zavendësin e Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki-moon, të cilit në fund të këtij viti i kalon mandati i dytë pesëvjeçar.