Këshilltari i Kryeministrit: Riformatimi s’asht prioritet i Qeverisë

Faton Abdullahu, këshilltar politik i kryeministrit të vendit, ka thanë se riformatizimi nuk asht prioritet i Qeverisë.

“Kam përshtypjen se presioni për riformatizim, po e eklipson punën e qeverisë, punëve të mira që po kryhen, për mos me i ra n’msysh”.

“Nuk ka asgja të keqe tek rifreskimi, por kjo bahet kur ka ngecje të mëdha, nuk po them se ka ngecje të mëdha, nuk asht nji prioritet i madh riformatizimi. Edhe mundet me pas ndryshime, nëse vlerësohet nji gja e tillë”.