Këshilltari i Kryeministrit, Shpend Ahmetit: A po i njeh këto foto?

Sokol Havolli, këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, ja ka kujtue kreut të Prishtinës, Shpend Ahmeti, kohën kur aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë gjuejt me kokteje molotovi te shtëpia e Kryeministrit Mustafa.

Ahmeti dje asht ankue se po i prishet qetësia, kur banorët e lagjes Dardania kanë protestue para shtëpisë së tij.

Ky asht reagimi i plotë i Havollit:

Shpend Ahmeti, “melaqja”…ani bertitke “qika jem po kanë…” A po i njeh këto foto? Nëse jo, po të kallxoj që është shtëpija e Kryeministrit Isa Mustafa, shtëpi private, ku ka fëmijë të moshës së njejt me qikën tuaj. Këtu, partia jote ka gjuajt edhe molotova. Para shtëpisë tuaj kanë protestu në mënyrë të qetë, veç ti bërtitshe aty. Je ti edhe partia jote që keni vendosë standard të ri të “protestës”, atë të terrorizimit të familjarëve të kundërshtarëve tuaj. (keqardhje per qiken e shqetësuar).