Këshilltari i Mustafës i përgjigjet Memli Krasniqit: LDK’n po e thirrin, por as telefonat s’po jau hapin

Besnik Berisha, këshilltar i kryeministrit, Isa Mustafa, ka reague mbas deklaratës së nënkryetarit të PDK’s, Memli Krasniqi, i cili ka sugjerue LDK’n që të mos nguten, sepse në fakt PDK nuk i ka ftue ata për koalicion.

Berisha, në nji postim në Facebook, ka thanë se e vërteta asht ndryshe prej asaj që Krasniqi e ka thanë.

Postimi i tij:

“Në fakt, e vërteta është se LDK-ne po e thirrin, por as telefonat nuk po ua hapin. Porosia ime: E vlen te provoni sepse edhe ashtu keni dështuar dhe do dështoni.

PDK-ja ka votuar për ta rrëzuar qeverinë, por në fakt “gjunjëzuan veç veten dhe se tani nuk duhet të vajtojnë”.