Këshilltari i Thaçit: S’kemi ba thirrje për festë, por s’mundemi me ja ndalue askujt festën

Këshilltari i zv/Kryeministri Hashim Thaçi Ardian Arifaj, ka thane se gjithçka asht gati për votim në Kuvend, për President.

Tue folë për RTK’n, Arifaj tha se procesi i votimit të Presidentit ka me qenë shumë transparent dhe e bazueme në Kushtetutën e Kosovës.
Patjetër që jemi gati, përgatitjen kanë filluar qysh më herët sepse interesi jonë është që të jetë gjithçka në harmoni me ligjin dhe të jetë një proces transparent për qytetarët”, tha Arifaj.

Qysh e përcakton Kushtetuta, Arifaj tha se gjithë deputetët janë të ftuem në seancë.

Kualicioni është duke i kryer obligimet që dalin nga marrëveshja. Nesër do të ketë mjaft deputetët dhe do të ketë vota të mjaftueshme. Ka pasur takimin në mes të gjitha partive të koalicionit dhe nuk është diçka e jashtëzakonshme, ka pasur koordinim”.

Kemi qenë shumë të kujdesshëm të parashikojmë shumë hapa që të jemi të siguritë dhe në përputhje me kushtetutën dhe në përputhje me procedurat, që të jenë një proces transparent dhe kredibil”.

Ai tregoi se PDK nuk ka ba ftesë për festime, por qysh e konsideron Arifaj, asht e drejt e çdo kujt me festue.

Opozita ka qenë vazhdimisht e ftuar që të lejoj punën e Kuvendit. Nuk ka nevojë të shkohet në sallën alternative, në sallën plenare funksionoj seancën e kaluar. PDK nuk ka bërë ftesë për festime, por nuk mund të ua ndalosh askujt që të festonë. Është e drejt ligjore”, ka thanë Arifaj.