Keshilltari i Trump e ka nji kerkesë qe ka me befasue Fetullah Gulenin!

I zgjedhuni i presidentit të zgjedhun të SHBA’ve, Donald Trump, për këshilltar të sigurisë kombëtare ka sugjerue se Washingtoni duhet me përmisue marrëdhaniet e tij me Turqinë, tue ekstradue nji klerik të cilin Ankaraja e akuzon për përpjekje të grusht-shtetit në muejin Korrik.

Gjenerallejtënanti i pensionuem, Michael Flynn, ish-drejtor i Agjencisë së Inteligjencës, emnimi i të cilit u njoftue të Premten, e përshkroi Fetullah Gulenin, në faqen e tij të blogut në gazetën The Till si nji “mullah Islamik në hije që banon në Pennsylvania”, i cili “mshef nji agjendë radikale islamike”.

“Rrjeti global i Gulen ka që të gjitha shejat që përmbajnë përshkrimet për nji rrjet të fjetun të rrezikshëm të terrorit. Nga pikëpamja e Turqisë, Washingtoni po e mban nji Osama bin Laden të Turqisë” ka shkrue Flynn në ditën e zgjedhjes.

“Na nuk duhet me i ofrue atij nji bazë të sigurt”.

Flynn ka thanë se ithtarët e Gulenit ishin donatorë të Fondacionit Clinton, nji bamirësi globale që udhëhiqet nga familja e rivales demokrate të Trumpit, Hillary Clinton.

“Ka ardh koha me pa ma mirë randësinë e Turqisë” ka shkrue ai.

“Na duhet ta përshtatim politikën tonë të jashtme për me pranue Turqinë si prioritet.

Na duhet me pa botën nga perspektiva e Turqisë”, ka theksue Flynn.