Këshilltari i Trump: Ushtria serbe po luftonte kundër al-Qaidës n’Kosovë!

Njani nga këshilltarët e kandidatit Dondald Trump, për politikën e jashtme ka folë rreth zhvillimeve në Kosovë e Ballkan me pikëpamje të kopjueme tanësisht nga propaganda ruse dhe serbe për rajonin.

Walid Phares i cili asht profesor nga Libani n’Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare në Washington DC, asht edhe komentues i çashtjeve të Lindjes së Mesme dhe terrorizmit botnor.

Qe si e përshkruen Phares ndërhymjen e NATO’s në Kosovë: “Nji fushatë e gjithanshme e al-Qaidës për të shkatërru ushtrinë serbe, çoi në ndryshimin e regjimit në Serbi”.

Mediat në SHBA, Pharesin po e cilësojnë si nji kritik të pavend të politikës së jashtme amerikane, ndërsa nji prej deklaratave që po konsiderohet si e pavend asht edhe ajo për bombardimet e NATO’s në Kosovë.
Walid Phares ka fajësu Amerikën për tensionimin e marrëdhanieve me Rusinë, tue i interpretu ato me lidhjen e ngushtë mes Rusisë dhe Serbisë dhe injorimin e interesave ruse në Kosovë.