Këshilltarja e kryeministrit Haradinaj ka disa fjalë për Visar Ymerin

Meliza Haradinaj, këshilltare e naltë politike e kryeministrit Ramush Haradinaj i asht përgjigjë kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, lidhun me deklaratat e këtij të fundit ku akuzon Haradinajn për manipulim me të dhana.

Statusi i plotë:

Visar Ymeri, dorën në zemër, është shërbyes i zoti i mburojës së kryetarit të vërtetë të VV-së. Këtë rol e luan bukur për ata që janë ende në lulet e para të politikës. Por të zotërosh bukur politikën gjermane, e t’u drejtohesh bashkëkombësve tanë në Gjermani për preferencat politike nga zyret në Prishtinë, do të duhej ose t’a kesh studiuar atë gjërë, gjatë, e thellë, ose të kesh punuar në Bundestag/Bundesrag. E ti Visar, nuk e ke bërë asnjërën!

Pasiqë e paske përmend kancelarin Schroeder, po t’a përkujtoj që në kohën e Millosheviqit, Gjermania nuk qeverisej vetëm nga SPD-ja, por nga koalicioni kuq-gjelbër, dhe ishte ‘fraksioni anti-luftë’ i partisë së gjelbër (Cremer, Strobele) që kundërshtonin fuqishëm Ministrin e Jashtëm Joschka Fisher që të mos lejonte Gjermaninë të marrë pjesë në intervenim kundër Millosheviqit.

E kuptoj situatën tuaj: tani që Ramushi u bë kryeministër, jeni duke mbetur pa kauzë politike. Çdo ditë pune e jona, ua zvogëlon hapësirën e manovrimit tuaj politik. Rruga është ngushtuar. Opozita ishte e lehtë dhe e bukur me një qeveri papunëtore dhe të dobët, por sot është e vështirë dhe e hidhur me një qeveri të guximshme!

Ndryshimi tashmë ka filluar Visar…

Shperndaje në: