Kështu doli treni nga shinat në Londër (foto)

Udhëtarët në Londër janë porosit me shmang stacionin Waterloo të Londrës gjatë ditës, mbasi nji tren doli nga shinat në stacion, njofton BBC.

Treni doli nga shinat kur po largohej nga platforma me shpejtësi t’ulët n’orën 5:40, njoftoi Rrjeti Hekurudhor.

Tre persona u kontrolluen nga Shërbimi i Ambulancave të Londrës por asnjani nuk pati nevojë të shkonte në spital.

Shërbimet e emergjencës, policia, mjekët dhe zjarrfikësit kanë shkue në vendin e ngjarjes.

“South West Train” tha se do ta kufizonte shërbimin në këtë stacion për pjesën tjetër të ditës.

Shumica e trenave që qarkullojnë janë ndalue të lëvizin, të dalin nga stacioni dhe asht paralajmërue se stacionet e tjera në zonë kanë me qenë shumë të ngarkuem.

Ky stacion asht nga ma të ngarkuemit në Britaninë e Madhe me nji mesatare prej 270 mijë udhëtarësh në ditë./BBC

ImageImageImageImage