Kështu e arsyeton PDK’ja ranien e votave në Skënderaj

“Mbi 2 mijë vota kanë qenë të prishuna në Skenderaj, që asht shumë për Skenderajn. Ndoshta, faktorët kanë qenë se jemi tue mbajtë shpesh zgjedhje parlamentare. E dyta ka mujt me qenë edhe mueji i Ramazanit”, ka thanë zadhanësi i PDK’s në Skënderaj, Hajriz Koci.

Që nga themelimi i Partisë Demokratike të Kosovës, Skenderaj asht njoftë si bastioni i kësaj partie.

Në vitin 2014, në Komunën e Skenderajt, PDK fitoi me 90%, me afër 23 mijë vota.

Mirëpo këtë vit, simbas rezultateve preliminare të KQZ, PDK mori 7285 vota ma pak, se sa në zgjedhjet e fundit paraprake parlamentare.

Edhe pse kësaj radhe rezultati asht ma i ulët në Skenderaj, PDK refuzon me besue se ka luhatje të bastionit. Ata besojnë se mosdalja e qytetarëve në votim dhe probleme të tjera kanë ndikue në rezultatin e tyne.