Kështu e denoi Haradinaj sulmin ndaj grues së Stavilecit

Kandidati për Kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj e ka cilësue si akt kriminal sulmin ndaj grues së Ministrit, Blerand Stavileci.

Ai ka thanë se shteti nuk duhet me qëndrue indiferent ndaj këtyne sulmeve.

 

Postimi i Haradinajt:

 

Sulmi ndaj zonjës Stavileci, bashkështorte e Ministrit Stavileci, është një akt kriminal, dhe duhet të trajtohet i tillë.

Kryesit e këtij sulmi të shëmtuar, duhet të zihen sa më parë dhe mbi ta të bjerë gjithë forca e ligjit.

Nuk do të lejojmë që Kosova të shndërrohet në vend të pasigurt për qytetarët e saj.

Organet e rendit dhe të ligjit ta bëjnë punën e tyre pa u vonuar për asnjë çast.

Shteti i Kosovës dhe shoqëria jonë nuk mund të qëndrojnë indiferent ndaj kësaj dukurie që nuk ka asgjë të përbashkët me ne si komb e si shoqëri. 
RH