Qeveria e denon fort sulmin e VV’s ndaj ministrit Hyseni!

Mbas gjuejtjes me ngjyrë të veturës zyrtare të ministrit Hyseni, Qeveria ka regue tue e denue ashpër këtë akt të kryem nga Lëvizja Vetëvendosje.
Qeveria e Republikës së Kosovës denon ashpër sulmin e kryem sot nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili ka vënë në rrezik shëndetin dhe jetën e ministrit të Punëve të Mbrendshme, Skënder Hyseni, thuhet në reagimin nga Qeveria.

“Ky akt kriminal, i kryem nga aktivistë të Vetëvendosjes, asht sulm kundër institucioneve të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj .Lëvizja Vetëvendosje me këtë veprim deshmoi edhe njiherë se asht në gjendje me rrezikue jetën e qytetarëve të vendit dhe të përfaqësuesve legjitim të institucioneve, me qellim të realizimit të skenarëve të saj kundër shtetit të Kosovës” thuhet në regimin e Qeverisë.

Simbas tyne, VV po angazhohet me damtue progresin e Kosovës në proceset euroatlantike dhe me pamundësue liberalizmin e vizave.

Qeveria ka ftue organet kompetente që me marrë masat për zbardhjen e kryesve të këtij akti dhe të vënë para drejtësisë kryesit dhe orkestruesit e këtyne veprimeve

E Vetëvendosje përmes nji komunikate të lëshueme sot ka thanë se këtë akcion e kanë ndermarrë mbas ndalimit të hymjes në Kosovë për Dejona Mihalin, e ma herët deportimet e aktivistëve Boiken Abazi, Arbër Zaimi, Dejona Mihali dhe Bashkim Rodoni.