Kështu e ‘godet’ LDK’n Visar Ymeri, kjo asht arsyeja!

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ,Visa Ymeri ka thanë se zgjedhjet e 11 Qershorit janë referendum kundër krimit e korrupcionit.
Ai tue folë edhe për koalicionet që kanë ba dy partitë që ishin në pushtet, ka thanë se këto koalicione janë ba nga tuta.

‘Koalicionet e natës janë panik nga friga’, asht shpreh Ymeri.

Ymeri tue folë për bisedimet me LDK’n ka thanë se ata nuk e kishin hallin për largimin e PDK’s nga pushteti, por që hall i tyne ishte mos me u sulmue nga Vetëvendosje, që simbas tij LDK donin nji marrëveshje të tillë.

Glauk Konjufca ka thanë se Vetëvendosje nuk asht dhanë nga postet dhe ka kritikue dy paritë PDK-LDK.

Ai ka thanë se shpresa e vetme për qytetarët mbetet Vetëvendosje.