Keshtu e ka blindue policia ‘Elbasan Arenan’ (foto-video)

Nën masa të rrepta sigurie ka me u zhvillue ndeshja e sotme mes Shqipnisë dhe Izraelit në orën 20:45 në ‘Elbasan Arena’.

Forca të shumta policie të armatosun randë kanë rrethue krejt perimetrin jashtë stadiumit.

Kjo për shkak të informacioneve që kishin agjencitë inteligjente se skuadra izraelite do të sulmohej me tritol dhe kallashnikov.

Disa ditë ma parë u arrestuen 4 persona në Shkodër dhe Dibër, të dyshuem se po planifikonin sulm terrorist në ndeshjen e sotme.

Ndërkohë, në Elbasan ndodhen 2 mijë forca policie, agjentë të anti-terrorit, të shërbimit sekret dhe drejtuesit ma të naltë të policisë.

 

4-policia

 

3-policia

 

2-policia

 

1-policia