Kështu e ka mashtrue shtetin zvicran ky kosovar

Gjatë 20 viteve, sa asht konsiderue invalid, kosovari ka marrë mbi 900 mijë franga në emën të pensionit të invaliditetit.

Por, detektivët privatë socialë, të cilët i kishte angazhue sigurimi, kanë ardhë në përfundimin se ai nuk asht invalid, shkruen aargauerzeitung. Por, vëzhgimi që bajnë këta detektivë ka nji problem ligjor dhe asht i kontestueshëm.

Kosovari nga komuna Wettingen e kantonit Aargau, kishte pësue në nji aksident me kamionin e tij. Nga viti 1996 ai merr pension të invaliditetit mbi këtë bazë, transmeton albinfo.ch. Pa ndihmën e dikujt ai nuk mundet as të vishet, kishte thanë personi në fjalë tue arsyetue invaliditetin e tij. Po kështu, ai ankohej për dhimbje të përhershme të kresë, shpinës dhe kambëve.

Por, mbasi që sigurimi i tij dyshonte në invaliditetin e ish shoferit të kamionit, angazhon detektivë privatë për ta përgjue. Dhe, ata sollën dëshmi interesante. Përkundër faktit se ai kishte theksue se prej 20 vitesh nuk ka mujt me vozitë, ata e kishin filmue tue vozitë. Ata, nga vëzhgimet e tyne kishin konstatue po ashtu se kosovari nuk kishte probleme as në kryemjen e punëve të tjera të përditshme.

Televizioni regjional “Tele M1” ka bisedue me të birin e 56 vjeçarit, përcjell albinfo.ch. Ai thotë se baba i tij nganjiherë ban ma mirë dhe vozitja e automobilit për të, si nji ish shofer kamioni, asht njilloj terapie.

Shperndaje në: