Kështu e kanë nda hisen në koalicionin PAN, nëse futen të vetëm në Qeveri

Qeveria e Kosovës

Koalicioni PDK-AAK-NISMA kanë ndarë hisen, nëse futen të vetme në Qeveri.

Partia Demokratike e Kosovës ka me i marrë 60 % të institucioneve qeveritare, derisa AAK e Nisma kanë me i nda 40 %, 20 me 20.

Burimet e Indeksonline mbrenda PAN kanë thanë se kjo ka qenë marrëveshje e arritun në kohën kur asht lidhë koalicioni dhe se nji gja e tillë ka me u zbatue në rast që nuk ka me pasë zgjanim të koalicionit.

Koalicioni pret që mbrenda dhetë ditëve të para të Korrikut të votohet qeveria në krye me Ramush Haradinajn.