Kështu e komenton Mustafa deklaratën e Haradinajt se “Qeveria ka m’u ba mbrenda 10 ditëve”

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, ka komentue deklaratat e kandidatit për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, që Qeveria ka me u formue mbrenda 10 ditëve.

Simbas Mustafës, institucionet asht dashte me u themelue edhe ma herët.

“Në Kuvend duhen me u zbatue procedurat ashtu siç janë zbatue gjithmonë dhe s’kemi arsye që të bajmë kapërcime. Nëse Ramushi flet për 10 ditë, unë nuk kam arsye që të flas për dhetë ditë tjera. Unë kam arsye që të them që institucionet të bahen sa ma shpejt, por që të respektohen të gjitha procedurat ligjore dhe kushtetuese”, tha Mustafa, i pyetun mbas mbledhjes së Qeverisë, raporton EO.