Kështu e kujton Kushtetutën e Kaçanikut Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtue 26-vjetorin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Thaçi ka shpreh se kjo asht dita e unifikimit të plotë së popullit kosovar.

Ai ka sigurue se Kushtetuta e Kaçanikut me delegatët e saj do të nderohen përjetësisht.

 

Ky asht postimi i Thaçit n’Facebook:

 

Kur kujtojmë, pas 26 viteve, 7 shtatorin e vitit 1990, ditën kur deputetët e ish-Kuvendit të Kosovës e thanë fuqishëm edhe një herë, se Kosova nuk do ta durojë më diskriminimin, kujtojmë edhe unifikimin e plotë të popullit tonë për Kosovën Republikë.

Kushtetuta e Kaçanikut si akt i rëndësishëm dhe guximi i delegatëve do të nderohen përjetësisht.
Sot e kemi shtetin tonë. Ta forcojmë atë dhe ta integrojmë së bashku në familjen europiane! HTH