Kështu e kujton Veseli masakrën e Srebrenicës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njiherësh lider i PDK’s, Kadri Veseli ka kujtue masakrën e Srebrenicës.

Përmes nji postimi në Facebook, Veseli ka thanë se dita e kësaj masakre ka me mbetë  ditë kujtimi e dhimbjes.

 

Postimi i Veselit:

 

Sot kujtojmë me dhimbje Srebrenicën, e cila, 22 vjet më parë, përjetoi masakrën më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore.

Ky gjenocid që tronditi botën mbetet dëshmi se sa e rrezikshme është ideologjia ekstreme nacionaliste. Këtë, populli i Kosovës e di më së miri, sepse ishte viktimë e këtij mentaliteti.

Rajonit i duhet ruajtja dhe forcimi i paqes./Rrokum.Tv