Kështu e uron 28 Nandorin Rexhep Selimi (foto)

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, i cili para 19 vjetesh së bashku me Mujë Krasniqin (dëshmor i kombit), dhe Daut Haradinaj dolën para masës së madhe që ishin mbledh në Llaushë të Skenderajt dhe kallxuen se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ekziston përnjimend tha se 28 Nandori asht data ma e lavdishme e kombit.

Ai tha se në këtë datë takohen gjithë herojtë dhe dëshmorët e kombit, takohen Gjergj Kastrioti, Ismail Qemali e Adem Jashari.

 

Lexoni postimin  e Selimit n’Facebook:

 

 

Motra dhe vëllezër shqiptarë,

Gëzuar 28 Nëntori – data më e lavdishme e kombit tonë!

Në këtë datë takohet historia jonë, takohen gjithë heronjt dhe dëshmorët e kombit, takohen Gjergj Kastrioti, Ismail Qmali e Adem Jashari.
Në këtë datë do të takohemi gjithmonë ne shqiptarët, që të jemi të bashkuar e të fortë, me një flamur e një atdhe, të pandarë e të pamposhtur.

Në këtë datë dhe me flamurin kuq e zi lindi dhe frymon Shqipëria. Në këtë datë lindi Adem Jashari. Në këtë datë dhe me këtë flamur u rrit UÇK-ja.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës është një hallkë e rëndësishme e zinxhirit të historisë pa të cilën nuk do të valonte flamuri kuq e zi aty ku është larë me gjak bres pas brezi.

Le të jenë krenar të gjithë ata që i perkasin kombit shqiptar!
Rroftë kombi dhe flamuri shqiptar!

 

fotorexha