Kështu i përgjigjet Policia Dardan Molliqajt për bastisjen e shtëpisë

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka krye nji bastisje në shtëpinë e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dardan Molliqaj, mbasi ky i fundit ditë ma parë deklaroi publikisht para mediave se në shtëpinë e tij edhe munden me u gjetë armë.

Krejt kjo si nji mënyrë për ta zbutë situatën për arrestimin e 6 aktivistëve që u ba para disa ditësh mbasi atyne iu gjet armë, me të cilat dyshohen se kanë sulmue Kuvendin dhe institucione tjera.

Këtë bastisje Molliqaj e quejti si hakmarrje të drejtpërdrejtë dhe presion që siç thotë ai, të ia mbyllin gojën, meqë ditët e fundit Moliqaj sqaroi se në disa konferenca për shtyp e emisione e ka demaskue dhe denoncue rrjetin “polici-media-pushtet-pronto”.

Por, për këto veprime, Policia e Kosovës thotë se, të gjitha procedurat e ditës së sotme janë krye në përputhje me ligjin.

Zadhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxhaj, në nji prononcim për lajmi.net, shpjegoi se veprimet e sotme kanë qenë të bazueme në procedura ligjore.

“Policia e Kosovës në koordinim me prokuroroinë kompetente ka ndërmarr nji operacion të bastisjes në nji lokacion në rajonin e Pejës, respektivisht në Deçan dhe mundem me ju thane se tana veprimet kanë qenë të bazueme në ligj dhe në procedura ligjore tue respektue tana këto procedura që parashihen me ligj”, tha Hoxhaj për lajmi.net.