Kështu i quen deputeti i LDK’s paralajmërimet e PDK’s për zgjedhje

gashi-roll16

Deputeti i LDK’, Arben Gashi, ka thanë se paralajmërimet e PDK’s për zgjedhje të reja nuk janë serioze. Megjithëkëtë, ai ka thanë se LDK asht e gatshme me ju drejtue qytetatarëve për me kërkue votën.

Gashi thotë se nëse PDK’ja e vlerëson se nuk po funksionon partneriteti, atëherë mbesin dy rrugë: LDK ka me gjetë partner të ri ose ta pyes Kadriun (Veselin) se, a e ka seriozisht deklaratën që ka dhanë, sepse, simbas Gashit, serioziteti i tij nuk asht shumë i naltë në këto drejtime.

“Përgjithësisht ai rrëmbehet nga emocionet në raste të caktueme dhe në këtë rast ka pasë nji deklaratë të tillë. Nji parti serioze duhet me qenë e gatshme gjithmonë për zgjedhje, e LDK’ja asht e tillë”, ka thanë ai.

Ma tej, deputeti i partisë së Mustafës thotë se nuk beson se Demarkacioni asht çashtja që mundet me çue vendin në zgjedhje. Mirëpo, nëse vendi shkon në zgjedhje për këtë çashtjen, Gashi thotë se LDK ka me dal fituese.