Kështu ka me veprue PAN nëse LAA dhe VV bllokojnë zgjedhjen e kryeparlamentarit

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thanë se PAN në seancën e radhës konstituive marrin pjesë vetëm nëse votohet kandidati i tyne për kryeparlamentar, Kadri Veseli, njiherit edhe kryetari i PDK’s.

I pyetun nga Gazeta Express çka ndodh nëse Vetëvendosje dhe koalicioni LAA nuk e votojnë Kadri Veselin për kryeparlamentar, Haliti ka qenë i premë në përgjigjen e tij, ku tha se edhe Kushtetuta jau lejon që koalicioni fitues ta hedh në votim të serishëm postin e kryeparlamentarit.

“E hedhim në votim sërish. Simbas rregullave Kushtetuese, PAN’it nuk i kushtëzohet e drejta për kryetar të Kuvendit, për disa herë”, ka thanë nënkryetari i PDK’s dhe ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës në qeverisjen e kalueme.