Kështu nderohen viktimat shqiptare në Munich

Me mija qytetarë të Gjermanisë kanë vendosë lule në shejë respekti për personat që humbën jetën në sulmin e armatosun në Munich ku humbën jetën 9 persona, 2 nga të cilët ishin shtetas të Kosovës dhe 3 shtetas të Turqisë.

Gjithashtu, në vendin ku ndodhi ngjarja në shejë respekti u shpalos edhe flamuri i Shqipnisë dhe Turqisë.

Simbas Prokurorit të Munich’ut Thomas Steinkraus-Koch, 18 vjeçari me origjinë iraniane që kreu sulmin ishte i smutë psikik. Këtë e vërtetuen edhe raportet mjekësore që u gjendën në shtëpinë e sulmuesit nga policia gjermane. Mësohet se sulmuesi kishte marrë tranjim psikiatrik për 2 muej.

Ndërkohë, trupat e dy të rijve nga Kosova, të cilët ranë viktima të terrorit në Munich të Gjermanisë, kanë me u varrosë sot në Kosovë.