Kështu ndodhi sot grabitja e armatosun në bankë në Fushë Kosovë

Pamje Arkiv

Sot rreth orës 10:00, policia ka marrë informatën për nji grabitje të armatosun.

Grabitja ka ndodhë në filialin e nji banke, e cila gjendet në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë.

Menjiherë mbas marrjes së këtij informacioni policia me nji intensitet të shtuem kanë fillue ndërmarrjen e nji varg veprimesh operative dhe hetimore, për me i ndriçue dhe sqarue të gjitha rrethanat që kanë të bajnë me rastin.

Mbështetun në informatat e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet, dyshohet se kjo grabitje asht realizue nga persona të dyshuem, të cilët kanë qenë të maskuem dhe të armatosun.

Të dyshuemit mbasi kanë grabitë nji shumë të konsiderueshme paresh, nën kërcënimin e armës (tue shti n’ajër), janë largue nga vendi i ngjarjes. Për me konfirmue shumën e pareve të grabituna policia asht tue punue ngushtë me zyrtarë të bankës.

Deri tash, policia ka arritë me sekuestrue nji motor, që dyshohet se asht përdorë  prej të dyshuemve, për me u largue nga vendi i ngjarjes. I njajti po egzaminohet nga njisitet përkatëse.