Kështu u ‘dhunue’ shtëpia e Alfabetit n’Manastir (video)

Dje në Manastir, asht dasht me pasë festë dhe gëzim, por festa u prish mbasi hymja e objektit, ku në vitin 1908 në Manastir u ba alfabeti të cilin e përdorim edhe sot, ishte demolue dhe në derë ishte ngjit nji afishe me mbishkrimin ”Vdekje për shqiptarët” dhe ishte vizatue sheja e kryqit nazist, njofton Telegrafi.

Autorët ende nuk dihen por nga autoritetet thonë se janë tue e ndjek situatën dhe janë në kërkim të autorëve.

Në nji video që po qarkullon nëpër rrjetet sociale shihen gurë dhe gjësende të forta në korridorin kryesor të shtëpisë së Alfabetit në Maqedoni.