Kështu u shenue në Prishtinë ‘Dita Botnore pa Kerre’ (video)

Në Prishtinë asht shenue Dita Botnore pa Kerre.

Ministria e Mjedisit dhe organizata jo qeveritare “Let’s Do It Kosova” organizuen disa aktivitete në kuadër të kësaj dite.

Ky organizim kishte për qëllim sensibilizimin e qytetarëve që të përdorin sa ma shumë biçikleta.

Në këtë aktivitet ka marrë pjesë edhe Ministrja e Ambientit, Albena Reshitaj e cila tha se gjatë mandatit të saj si ministre ka m’u përkushtue maksimalisht në reduktimin e ndotjes së ajrit në Kosovë.

E, Luen Hasanaj nga “Let’s do it Kosova”, tha se fushata promovuese si kjo, dhe me ndihmën e institucioneve shtetnore kanë me ba të lehtë rrugën drejt zvogëlimit të ndotjes së ajrit dhe sensibilizimin e qytetarëve se ambienti duhet me qenë i pastër.

Me reduktimin e përdorimin të kerreve ka m’u kontribue në krijimin e nji mjedisi të pastërt.