Keta dy astronautë u kthyen nga Gjithësia

Astronauti amerikan, Scott Kelly, dhe ai rus, Mikhail Kornienko, sot herët në mëngjes janë kthye në Tokë, mbasi e kaluen gati nji vit në Gjithësi.

Astronautët me sondë zbritën në stepat e ftohta të Kazakistanit, mbasi rreth Tokës kanë qarkullu 5,440 herë dhe i kanë kalu 143 milionë mile për 340 ditë, sa i kanë kalue në Kozmos.

Astronauti amerikan, Scott Kelly, asht amerikani që ma së gjati ka qendru në Stacionin Nderkombëtar të Gjithësisë dhe ai ka zhvillu teste për reagimin e njeriut për nji kohë të gjatë në Gjithësi, në përgaditje për mision me njerëz në Mars, gjatë viteve t’ardhshme.

Ai ka fotografue pamje të jashtëzakonshme të Tokës dhe i ka postu ato në rrjetet Instagram dhe Twitter nga Gjithësia.

Në këto rrjete ai i ka afro nji milion mbeshtetës.

Astronautët e Rusisë vazhdojnë ta mbajnë rekordin botnor, mbasi për 438 ditë kanë qendru në Gjithësi.