Këta janë 11 deputetët që duen me u ba kryetarë komunash

VV ka kandidue deputetët Driton Çaushi për kryetar të Gjakovës, Faton Topallin për Ferizajn, Mytaher Haskukën për Prizrenin, Sami Kurteshin për Gjilanin dhe Qëndron Kastratin për Kamenicën.

PDK kësaj radhe ka vendosë që në zgjedhjet lokale me garue me emra të ri. Vetëm dy nga ta janë deputetë të zgjedhun.

Nga PDK për kryetar komune të Gjilanit ka me garue Zenun Pajaziti, ndërsa për Ferizaj Agim Aliu, të dy deputetë të zgjedhun.

Nga Nisma për Kosovën për kryetar komune të Prizrenit ka me garue Zafir Berisha, ndërsa Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa, e cila asht zgjedhë si deputete e koalicionit me LDK dhe AKR ka vendosë me garue në Gjakovë.

LDK nuk ka kandidue për kryetarë të komunave ndonji deputet të zgjedhun, përveç në Prishtinë.

Partia e Isa Mustafës ka vendosë që kësaj radhe në Prishtinë me garue me Arban Abrashin, deputet i zgjedhun dhe ish-ministër në Qeverinë Mustafa.

AAK nuk ka kandidue asnji deputet për kryetar komune.

Shperndaje në: