Këta janë 5 deputetët ma të votuem të LDK’s

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 Qershorit ende nuk janë publikue zyrtarisht, por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në faqen zyrtare ban me dije se ka arritë me numërue deri tash 99,88 për qind të votave.

Në bazë të këtyne rezultateve, del se koalicioni PDK-AAK-Nisma me parti tjera të vogla kanë arritë me sigurue 33,98 për qind të votave, tue u rendit e para, Lëvizja Vetëvendosje me 27,12 për qind del e dyta, kurse LDK në koalicion me AKR’n dhe Alternativën kanë sigurue 25,74 për qind të votave tue u rreshtue si partia e tretë.

Ndonëse votat për deputetë të listave zgjedhore marrin kohë me dalë në publik, partitë përmes komisionarëve dhe shtabeve zgjedhore i kanë sigurue disa prej rezultateve.

Medita raportojnë se mbrenda KQZ’s, ka mësue se nga lista e LDK-AKR-Alternativa, si personi ma i votuem, mbas bartësit të listës dhe të nominuemit për Kryeministër, Avdullah Hoti, del me qenë ish-femna ma e votueme në zgjedhjet e kalueme, Vjosa Osmani.

Mbas saj, besohet se asht prumja e re në këtë parti, eksperti i ekonomisë, Lumir Abdixhiku, i ndjekun nga ish-ministri i Kulturës, Kujtim Shala.

Ndërkaq, top-5 besohet se e përmbyll ish-deputeti, Anton Quni.

Për listën e plotë dhe të dhanat e sakta, KQZ besohet se ka me dalë mbas rreth 2 javësh.