Këta janë 5 drejtorët e ri të Ramadan Mujës!

PDK në Prizren ka emnue drejtorët e rijë në 5 drejtori, nji ditë mbas shkarkimit të tyne gjatë vizitës së kryetarit Kadri Veseli në këtë komunë.

Sherife Balaj asht emnue drejtoreshë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Visar Islami – drejtor i Drejtorisë së Urbanizimit, Sulltan Badallaj – drejtor i Shërbimeve Publike, Zehadin Shemsedini – drejtor i Drejtorisë së Arsimit dhe Shpresa Goqaj asht emnue drejtoreshë e Shëndetësisë.

Prezentimi i drejtorëve të rijë po bahet nga Kryetari i Komunës, Ramadan Muja, në nji konferencë për media.

E të Hanën mbasdite, kreu i PDK’s Kadri Veseli, bashkë me zavendësin e tij Enver Hoxhaj kanë qëndrue në Prizren, ku kanë takue kryetarin e kësaj komune Ramadan Muja.

Ky takim rezultoi me shkarkimin e 6 drejtorëve prizrenas.