Këta janë 5 të akuzuemit për terrorizëm

Prokuroria Speciale e Kosovës, nëpërmjet nji komunikate ka lajmërue se ka ngritë aktakuzë ndaj pesë hoxhallarëve dhe imamëve të dyshuem për kryemjen e veprave terroriste.

Hoxhallarët, ndaj të cilëve janë ngritë aktakuza, janë:

bedri-robaj

Bedri Robaj, imam në xhaminë e improvizueme në lagjen Dardani të Prishtinës,

 

Idriz Bilibani, hoxhë i komunitetit boshnjak dhe administrator i portalit stazomislama.com,

Idriz Bilibani, hoxhë i komunitetit boshnjak dhe administrator i portalit stazomislama.com,

 

Enes Goga, kryeimam në Këshillin e Bashkësisë Islame (BIK) në Pejë,

Enes Goga, kryeimam në Këshillin e Bashkësisë Islame (BIK) në Pejë,

 

Mazllam Mazllami, jeton në Prizren, imam në xhaminë e “Jeni Mahallës”

Mazllam Mazllami, jeton në Prizren, imam në xhaminë e “Jeni Mahallës”

dhe

Fuad Ramiqi, i lindur më 26 mars 1960, në Pozharan komuna e Vitisë. Aktualisht kryetar i Lëvizjes Islame Bashkohu – LISBA.

Fuad Ramiqi, i lindun më 26 Mars 1960, në Pozharan komuna e Vitisë. Aktualisht kryetar i Lëvizjes Islame Bashkohu – LISBA.

Simbas aktakuzës të pandehunit, Bedri Robaj dhe Idriz Bilibani, simbas Prokurorisë, me veprimet e tyne kanë krye veprën penale shtytja për kryemjen e veprave terroriste, ndërsa të pandehunit Enes Goga dhe Mazllam Mazllami, po ashtu simbas aktakuzës kanë krye veprën penale nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit, kombëtar, racor, fetar apo etnik, njofton Prokuroria.

Ndërkaq të pandehunin Fuad Ramiqi aktakuza e ngarkon me kryemjen e veprës penale thirrje për rezistencë.