Këta janë 6 kandidatët e AAK’s për kryetarë komunash (foto)

Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizue sot gjashtë kandidatë për kryetarë komunash.

Ata janë: Bali Muharremaj – Suharekë, Smajl Latifi – Rahovec, Xhafer Gashi – Obliq, Zenun Elezaj-  Klinë, Agron Kuçi – Junik dhe Bashkim Ramosaj – Deçan.

Kryetari i AAK’s, Ramush Haradinaj ka thanë se të nominuemit janë kandidatë seriozë të cilët kanë dhanë kontribute të mëdha në fusha të ndryshme, por edhe në parti.