Këta janë deputetët e Komisionit Parlamentar për MSA’n

kuvendi-ks

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka emnue anëtarët e Komisionit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA).

“Epoka e re” ka siguru dokumentin në të cilin janë emnat e 16 deputetëve nga të gjitha subjektet politike, që janë të përfaqësueme në Kuvendin e Kosovës.

Kryesia e Kuvendit, në bazë të nenit 67.6 të Kushtetutës së Kosovës dhe të nenit 15 të Rregullores se Kuvendit, si dhe neneve 15 dhe 132 të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës në njanën anë dhe BE’s dhe Komunitetit Europian të Energjisë Atomike, n’anën tjetër, në mbledhjen e mbajtun më 18 Mars 2016, mbasi ka diskutu lidhun me perbamjen dhe emnimin e deputetëve për anëtarë në Komisionin Parlamentar për Stabilizim Asociim mori këtë vendim:

Emnohen deputetët për anëtarë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim: Xhavit Haliti, Sabri Hamiti, Adem Grabovci, Selvije Halimi, Ismet Beqiri, Teuta Sahatqija, Ilir Deda, Glauk Konjufca, Donika Kadaj-Bujupi, Time Kadrijaj, Valdete Bajrami, Nenad Rashic, Kujtim Paçaku, Luljeta Veselaj-Gutaj, Muhamet Mustafa dhe Sllobodan Petrovic.