Këta janë deputetët e LDK’s që humbën numër të madh votash (foto)

LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 11 Qershorit ka humbë nji numër të madh votash, dhe kjo asht vërejtë edhe te lista e kandidatëve.

Ismet Beqiri, Arben Gashi, Armend Zemaj, Anton Quni, Blerim Grainca e Bardhyl Meta kanë humbë nji sasi të madhe të votave. Bahet fjalë për 70 përqind të votave të numërueme, merr vesh lajmi.net.

Beqiri në zgjedhjet e vitit 2014 kishte pasë mbi 17 mijë vota, kurse në këto zgjedhje simbas rezultateve të para ka 6 mijë e 229 vota, pra ka humbë mbi 11 mijë vota.

Afër 10 mijë vota i ka humbë edhe Haki Demolli. Në zgjedhjet e fundit ai kishte pasë mbi 14 mijë vota, kurse në zgjedhjet që u mbajtën javën e kalueme ka sigurue rreth 5 mijë vota.

Numër të madh të votave ka humbë edhe Armend Zemaj. Në këto zgjedhje ai ka marrë 5 mijë e 554 vota, kurse në zgjedhjet e kalueme kishte pasë mbi 11 mijë vota.

lsta-1

vjosaa-1 333-1